Lidhje

SHBA, keqardhje që veprimi i qeverisë së Kosovës në veri nuk u koordinua

  • Zëri Amerikës

SHBA, keqardhje që veprimi i qeverisë së Kosovës në veri nuk u koordinua

SHBA, keqardhje që veprimi i qeverisë së Kosovës në veri nuk u koordinua

Një zyrtare amerikane tha se Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje që veprimi i qeverisë së Kosovës për të marrë nën kontroll vendkalimet kufitare doganore në veri nuk u koordinuan me bashkësinë ndërkombëtare.

Haidi Bronk Fullton, zëdhënëse në detyrë e Departamentit të Shtetit, u bëri thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë të punojnë urgjentisht për çtensionimin e gjendjes.

Ajo tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lart veprimet e shpejta të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë për të ulur tensionet dhe për të krijuar një mjedis të qetë dhe të sigurt. Shtetet e Bashkuara, tha ajo, do të vazhdojnë të mbështesin KFOR-in dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë në këtë detyrë.

Zonja Bronk Fullton tha se Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

Lëvizja e lirë e mallrave mes Serbisë dhe Kosovës, shtoi ajo, duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në deklaratë thuhet se aktet e njëanshme nga të dyja palët - vendosja nga Serbia e një embargoje të njëanshme ndaj mallrave të Kosovës në vitin 2008, dhe vendimi i fundit i Kosovës për të vepruar njëlloj pas dështimit të të dy palëve për normalizimin e doganave - kanë rezultuar në bllokimin e tanishëm.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, kanë besim në menaxhimin nga BE-ja të dialogut dhe u bëjnë thirrje të dyja palëve të kthehen menjëherë në tryezën e bisedimeve.

Shtetet e Bashkuara, thuhet aty, presin që Kosova dhe Serbia, përmes dialogut, të krijojnë kushtet pozitive dhe reciproke që lejojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave mes tyre.

XS
SM
MD
LG