Lidhje

SHBA kërkojnë mbështetjen e Rusisë, Kinës për Iranin

  • Zëri Amerikës

SHBA kërkojnë mbështetjen e Rusisë, Kinës për Iranin

SHBA kërkojnë mbështetjen e Rusisë, Kinës për Iranin

Presidenti amerikan Barak Obama u kërkoi udhëheqësit rus dhe atij kinez që të mbështesin përpjekjet e tij për të ushtruar trysni ndaj Iranit që të ndalë veprimtaritë bërthamore.

Zoti Obama tha se diskutoi për programin bërthamor iranian në takime të veçanta me Presidentin rus Dmitri Medvedev dhe Presidentin kinez Hu Gjintao në Havai ku të tre udhëheqësit po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të Azi Paqësorit.

Presidenti Obama tha se ai dhe presidenti Medevedev rikonfirmuan synimet e tyre për një reagim të koordinuar që do ta bëjë Iranin të respektojë detyrimet ndërkombëtare. Para takimit me zotin Hu, zoti Obama rga se ai dhe udhëheqësi kinez duan që Irani të ndjekë rregullat dhe normat ndërkombëtare.

Një raport i fundit i OKB-së flet për të dhëna të besueshme të përpjekjeve iraniane për të prodhuar një armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG