Lidhje

Këtë javë në Uashington


Uashingtoni po përgatitet këtë javë për një betejë ligjore, jo lidhur me ndonjë projekt-ligj të veçantë, por rreth rregullave administrative në Senatin amerikan. Aftësia e partisë së opozitës për të bllokuar votimet në Senat, përmes fjalimeve pa fund, mund të kufizohet. Siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, ky kufizim mund të shkaktojë bllokime të shpeshta legjislative si dhe mund të dëmtojë atë që historikisht ka qënë mbrojtja kundër vullnetit të paarsyeshëm dhe fuqisë së sundimit të shumicës.

Bllokimi i votimit në Senat realizohet përmes fjalimeve pa fund ashtu siç u portretizua nga Jimmy Stewart në filmin e vitit 1939 “Zoti Smith shkon në Uashington”.

Përkrahësit e ndarjes racore, ushtruan pikërisht këtë të drejtë për të bllokuar legjislacionin për mbrojtjen e të drejtave civile në vitet 50-të dhe 60-të. Këtë vit, senatori republikan, Rand Paul dhe përkrahësit e tij folën në Senat për 13 orë për të tërhequr vemendjen ndaj përdorimit të aeroplanëve pa pilot brenda vendit.

Procedurat më moderne tp blookimit të votës nuk shikohen nga publiku. Një senator bën kërkesë për të parandaluar mbajtjen e votimit. Duhen tre të pestat e senatorëve për ta hedhur poshtë kërkesën e tij që votimi të zhvillohet. Ndërsa në të kaluarën kjo ishte një praktikë e rrallë, tani thuajse të gjitha votimet e rëndësishme në Senat duihet të parashikojnë votat për të shmangur bllokimin e votës.

“A ka njeri në Amerikë që mendon se ky organ funksionon si duhet?”

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid thotë se demokratët do të veprojnë këtë javë për të ndryshuar rregullat e bllokimit të votimit në qoftë se republikanët nuk lejojnë mbajtjen e votimeve mbi konfirmimin e kandidatëve të emëruar nga Presidenti Barack Obama për të udhëhequr agjencitë federale. Senatori Reid thotë se aftësia e qeverisë për të funksionuar është në rrezik.

“Kushtetuta i jep presidentit, cilido qoftë ai, të drejtën dhe pushtetin për të zgjedhur ekipin e tij. Kushtetuta i jep Senatit të drejtën të këshillojë dhe pranojë këto kandidatura. Por bllokimi i vazhdueshëm e i pashembullt nga pala republikane e ka shndëruar parimin e ‘këshillës dhe pranimit’ në një praktikë të ‘mohimit dhe pengimit’”.

Republikanët paralajmërojnë për pasoja të rrezikshme ndaj demokracisë amerikane.

“Ky ndryshim rregullash do të shkelë çdo mbrojtje të të drejtave të pakicës, që kanë ekzistuar në Senatin amerikan për sa kohë që mbahet mënd. Dua t’ju siguroj se kjo kuti e Pandorës, sapo të hapet do të përdoret gjithnjë në të ardhmen nga shumicat në Senat”.

Në vitin 2005, demokratët ishin në pakicë dhe shfrytëzuan procedurat për të bllokuar emërimet juridike të presidentit të atëhershëm, George W. Bush.

“Republikanët mendojnë se Senati duhet të jetë një vulë e këtij presidenti”.

Udhëheqësi i atëhershëm i shumicës republikane, Bill Frist i akuzoi demokratët për shpërdorim të procedurave bllokuese dhe krijimin e një precedenti të rrezikshëm.

“Kjo do të ishte si krijimi përgjithmonë i një tiranie të re të pakicës në rregullat e Senatit”.

Ndryshimi i rregullave të Senatit me anë të një shumice të thjeshtë është quajtur si “opsioni bërthamor”, duke pasur parasysh potencialin e tij për të ndryshuar përgjithmonë pamjen legjislative të Amerikës.
XS
SM
MD
LG