Lidhje

SHBA, Kina, diskutojnë qëndrueshmërinë në Korenë e Veriut


SHBA, Kina, diskutojnë qëndrueshmërinë në Korenë e Veriut

SHBA, Kina, diskutojnë qëndrueshmërinë në Korenë e Veriut

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për vendet e Azisë Lindore dhe Azipaqësorit, Kurt Campbell, zhvilloi sot bisedime me zyrtarët të lartë kinezë në Pekin, lidhur me qëndrueshmërinë e Koresë së Veriut pas vdekjes së Kim Xhong Il-it.

Pas takimit me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme kineze zoti Campbell tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë përparësi të njëjta me Korenë e Veriut. Ai po ashtu i bëri thirrje të gjitha palëve në rajon “ta trajtojnë me kujdes situatën dhe të frenohen nga provokime të mundshme”.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar vazhdimisht Kinës, aleates më të afërt të Phenianit, të shfrytëzojë ndikimin e vet për të nxitur reforma demokratike në Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG