Lidhje

SHBA, Kina, përfundojnë takimet ekonomike të nivelit të lartë

  • Zëri Amerikës

SHBA, Kina, përfundojnë takimet ekonomike të nivelit të lartë

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës përfunduan dy ditë bisedime në Pekin të cilat u përqëndruan në reformën monetare, tregëtinë dhe tensionet e fundit në Gadishullin Korean.

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha në një konfrencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve se gjatë ditëve të ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Kinën dhe komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një përgjigje të efektshme pas fundosjes së anijes koreanojugore nga Pheniani.

Këshilltari shtetëror kinez Dai Bingguo u tha gazetarëve se të dyja vendet janë dakort për rëndësinë e stabilitetin dhe mënjanimin e përshkallëzimeve në Gadishullin Korean.

Lidhur me çështjen e reformës monetare, sekretari amerikan i thesarit Timothy Geithner tha se ky është një vendim që i takon Kinës.

Në takimet e djeshme, presidenti kinez Hu Gjintao premtoi se qeveria e tij do të kryejë reformën monetare por me një ritëm të vetin.

Administrata Obama i ka kërkuar Kinës të rivlerësojë monedhën e saj e cila është e lidhur me dollarin që nga viti 2008.

XS
SM
MD
LG