Lidhje

Marrëdhëniet SHBA – Kinë dhe Korea e Veriut


Sekretari i Shtetit John Kerry do t’i kërkojë Kinës të bëjë më shumë trysni mbi Korenë e Veriut për të ndaluar provat bërthamore, ndërsa pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarët të mërkurën në Pekin.

Kina është ndalesa e fundit e sekretarit Kerry në turneun e tij tre-vendesh në Azi; përfshirë Laosin dhe Kamboxhian.

Udhëtimi vjen vetëm disa javë pasi Koreja e Veriut njoftoi se kishte kryer një provë të suksesshme të bombës me hidrogjeni; veprim që u prit me reagime të ashpra nga Koreja e Jugut dhe fuqitë e tjera botërore.

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit Tony Blinken udhëtoi përpara zotit Kerry në Azi, ku diskutoi mbi këtë çështje me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugorë.

"Duke dënuar me forcë këtë provë dhe në vendosmërinë tonë, i kërkuam Koresë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare", tha zëvendës Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Çelësi për këtë përpjekje është Kina, mbështetësja më e madhe ekonomike e Koresë së Veriut, por edhe një vend që është kritikuar për mos përdorimin e më shumë të levave të saj ndaj Phenianit.

Hong Lei, zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze tha se aktualisht, situata në Gadishullin Korean është shumë e ndjeshme, dhe se Kina shpreson që shtetet përkatëse të mos veprojnë për të trazuar paqen dhe stabilitetin rajonal.

Por Kina vepron kështu për të balancuar interesat konkurruese, thonë analistët.

Skot Snyder i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë thotë se për Kinën, sfida është balancimi midis nevojës për të ndëshkuar Korenë e Veriut dhe shqetësimit rreth stabilitetit në Korenë e Veriut.

Analisti Snyder thotë se sfida e SHBA-së është për bindur Kinën që ndëshkimi i Koresë së Veriut nuk do të dëmtojë interesat e vetë Kinës.

XS
SM
MD
LG