Lidhje

SHBA, Kina premtojnë të rigjallërojnë marrëdhëniet ushtarake


SHBA, Kina premtojnë të rigjallërojnë marrëdhëniet ushtarake

SHBA, Kina premtojnë të rigjallërojnë marrëdhëniet ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Kinës tha sot se është dakord me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Robert Gejts mbi nevojën për të konsoliduar marrëdhëniet ushtarake mes dy vendeve. Por ai nuk garantoi se nuk do të ketë më probleme:

“Të dyja palët janë të një mendjeje se shkëmbimet e qëndrueshme dhe të besueshme mes dy ushtrive do të ndihmojnë në pakësimin e keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve. Të dyja palët janë dakord se takimet dhe diskutimet mes dy ministrive të mbrojtjes për çështjet e mbrojtjes dhe një mekanizmi për sigurinë detare do të shërbejnë si kanale të rëndësishme për dialogun mes dy ushtrive”.

Zoti Gejts ndodhet në Pekin për të rivendosur kontaktet ushtarake pas një ndërprerjeje prej një viti. Ai tha se ai dhe Ministri i Mbrojtjes Liang Guanglie janë në një mendje për nevojën për kontakte të konsoliduara ushtarake.

“Ne jemi dakord se për të pakësuar shanset për keqkuptime apo keqinterpretime, është e rëndësishme që lidhjet mes dy ushtrive tona të jenë të forta, të qëndrueshme dhe të mos jenë të varura nga lëvizjet politike”.

Gejts ishte ftuar të vizitonte Kinën vitin e kaluar, por Kina e tërhoqi ftesën dhe ndërpreu kontaktet ndërushtarake pasi Shtetet e Bashkuara i shitën Taivanit armë në vlerën 6 miliardë dollarë në Janar.

Gjatë bisedimeve të sotme, Gejts dhe Liang ranë dakord për të zbatuar një sërë shkëmbimesh ushtarake për të cilat u ra fillimisht dakord mbi një vit më parë.

Ato përfshijnë një vizitë në Shtetet e Bashkuara nga kreu i ushtrisë kkineze dhe bisedime për të vendosur një kuadër për marrëdhëniet e ardhshme të mbrojtjes.

XS
SM
MD
LG