Lidhje

SHBA: Fluturime komerciale në Hënë


Një kompani amerikane e financuar nga ish ekzekutivë të Nasas thotë se ka në plan të ofrojë fluturime komerciale në Hënë deri në fund të dekadës.

Kompania Golden Spike, llogarit se do të kushtojë 1.5 miliardë dollarë për të dërguar dy njerëz në hënë për gati dy ditë.

Ajo ka në plan të shesë fluturimet për vende, individë, dhe korporata që kanë ambicje dhe objektiva eksplorimi, me një kosto që thotë se do të jetë një fraksion i programeve të ngjashme qeveritare.

Golden Spike thotë se do të pakësojë koston duke përdorur raketat dhe kapsulat ekzistuese për nisjet. Kompania do të ketë nevojë të prodhojë kostume të reja hapësinore dhe një modul hënor.
XS
SM
MD
LG