Lidhje

SHBA: Kompanitë janë më optimiste rreth rritjes ekonomike

  • Zëri Amerikës

SHBA: Kompanitë janë më optimiste rreth rritjes ekonomike

SHBA: Kompanitë janë më optimiste rreth rritjes ekonomike

Një anketë e re me bizneset amerikane thotë se një indeks i rëndësishëm i planeve të korporatave për të punësuar është rritur në nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, duke treguar se kompanitë janë më optimiste rreth rritjes ekonomike.

Anketa e Shoqatës Kombëtare për Ekonominë e Bizneseve e publikuar sot thotë se përqindja e bizneseve që kanë në plan të punësojnë është 35 për qindë më e lartë sesa parashikimi i shkurtimeve të vendeve të punës. Ky është niveli më i lartë për këtë indeks që nga viti 1998.

Anketa tregon se 82 përqind e kompanive të anketuara parashikojnë se ekonomia amerikane do të rritet 2 deri në 4 përqind këtë vit. Në një anketë të mëparshme vetëm 54 përqind e bizneseve parashikuan se ekonomia do të rritej në këtë nivel.

XS
SM
MD
LG