Lidhje

Debati për kompensimin e të papunëve


Senati në Shtetet e Bashkuara votoi sot me 60 vota pro dhe 37 kundër, për ta vazhduar debatin për një projektligj, i cili do të zgjaste me tre muaj të tjerë përfitimet për 1,3 milionë amerikanët e papunë.

Ndihma për të papunët për një kohë të gjatë mori fund në dhjetor dhe në se do të vazhdojë të jepet për tre muaj të tjerë, do t’i kushtonte ekonomisë amerikane 6,5 miliardë dollarë. Tani Senatit i mbetet të votojë përfundimisht për projektligjin, por fati i tij mbetet i pasigurte në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shumë nga republikanët, që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, janë kundër zgjatjes së afatit të ndihmës për të papunët afatgjatë, pa shkurtuar të njëjtën sasi fondesh nga një tjetër program.

Presidenti Obama tha se zgjatja e afatit për ndihmë për të papunët është përparësia e tij legjislative për Vitin e Ri, duke shtuar se ajo është e nevojshme për të ndihmuar të papunët të paguajnë faturat, si dhe për të ndihmuar në përmirësimin e ekonomisë amerikane.
XS
SM
MD
LG