Lidhje

Presidenti fton udhëheqës të Kongresit për bisedime


Presidenti amerikan Barak Obama ka ftuar udhëheqës të Kongresit për bisedime, ndërsa Shtetet e Bashkuara i janë afruar më shumë një falimentimi financiar që mund të dëmtojë ekonominë amerikane dhe atë globale.

Udhëheqës demokratë dhe republikanë të të dyja dhomave takohen sot me Presidentin dhe me nënpresidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, në ditën e 14-të të mbylljes së pjesëshme të qeverisë federale.

Ligjvënësit po përpiqen të zgjidhin një mosmarrëveshje lidhur me shpenzimet federale para afatit të së enjtes për zgjerimin e autoritetit të huamarrajes të vendit.

Në se Shtetet e Bashkuara nuk paguajnë detyrimet financiare, kjo mund të sjellë dështim ekonomik. Republikanët duan vetëm një rritje të vogël në tavanin e borxhit dhe shkurtimin e mëtejshëm të shpenzimeve, ndërsa demokratët kërkojnë një rritje më të madhe të tavanit të borxhit dhe një ligj afatshkurtër për shpenzimet, që do të lejonte rihapjen e qeverisë.

Pas bisedimeve të fundjavës, udhëheqësi i demokratëve në Senat Harry Reid dhe ai i republikanëve Mitch McConnell thonë se perspektiva duket e mir, për zgjidhjen e ngërçit të krijuar para së enjtes.
XS
SM
MD
LG