Lidhje

Faktori Tea Party në Kongresin amerikan


Në në letër një faqëshe, të nënshkruar nga puthuajse një e pesta e ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit, u bënë faktor që çoi në bllokimin politik dhe mbylljen e qeverisë amerikane. Kongresi dhe Presidenti nuk mund të bien dakord për vazhimin e financimit të qeverisë, ndërkohë që republikanët janë të vendosur të pengojnë presidentin të nënshkruajë ligjin e kujdesit shëndetësor. Disa republikanë të fuqishëm po i nënshrtohen dëshirës së elektoratit të tyre.

Jashtë Kapitolit, Uashingtoni është i qetë, ndërsa debatet atje janë të forta. Demokratët mbështesin presidentin.

“Përse kemi ardhur këtu? Ne kemi vendin më të mirë në botë dhe ka ardhur koha ta drejtojmë atë përsëri?”

Nga ana tjetër republikanët kundërpërgjigjen.

“Dhoma e Përfaqësuesve ka bërë kompromis shumë e shumë herë”.

Kongresisti Andy Barr i takon Tea Party, krahut ultra konservator të republikanëve. Kjo parti doli në skenën politike në vitin 2009. Ajo është tani pjesë e partisë Republikane.

80 kongresistë, një e treta e Dhomës së përfaqësuesve, përfshirë edhe zotin Barr, nënshkruan një letër, ku kërojnë që reforma shëndetësore të mos lidhet me asnjë rezolutë për të mbajtur të hapur qeverinë.

Barr thotë se Demokratët miratuan aktin e reformës së kujdesit shëndetësor në vitin 2010, kur ata kishin shumicën në Kongres, por zgjedhësit e tij në Këntaki nuk janë dakord me këtë.

“Unë nuk mund ta shpërfill shqetësimin e zgjedhësve të mi dhe komunikimin me ta lidhur me Obamacare, të cilët më thonë se ai i ka dëmtuar, ka dëmtuar bizneset dhe familjet e tyre”.

Sipas raportit politik Cook, më shumë se 80 republikanë vinë nga distrikte që votuan ndryshe nga pjesa tjetër e vendit. Për shembull, President Obama mori vetëm 38 përqind të votave në distrikin e zotit Barr dhe ndërsa elektorati në mbarë vendin është me prejardhje të ndryshme, Raporti Cook vë në dukje se në distriktet republikane po shtohet popullata e bardhë.

Republikanët e moderuar janë dakord që Obamacare duhet anulluar, por kundërshtojnë taktikat e Tea Party-it si mbyllja e qeverisë. Analistët thonë se ata kanë frikë nga sfida e kësaj partie nëse nuk janë dakord me të.

John Fortier punon në Qendrën e Politikave Dypartiake.

“Në rastin e republikanëve, ata mund të ndjehen të sigurt në distriket e tyre nëse do të përballeshin me demokratët në zgjedhje, por ata mund të mos jenë të sigurt përballë sfiduesi të tyre kryesor”.

Ndëraq, Republianët dhe Demokratët akuzojnë njeri tjetrin se refuzojnë të bëjnë kompromis.

Boehner: "Ajo që kërkojmë ne është të ulemi në diskutime”.

Hanabusa: "Zoti Kryetar, ku mbyllët qeverinë federale. Çfarë kërkoni tani?”

“Kjo është pjesë e botës tonë të polarizuar. Në këtë aspekt ne kemi një qeveri të ndarë. Partitë tona ndryshojnë shumë nga njera tjetra. Mendoj se ka të ngjarë që kjo është bërë tani një normalitet i ri”.

Tani për tani fraksionet presin të shikojnë se kush do të dorëzohet i pari. Ndërkohë qeveria federale do të qendrojë e mbyllur, deri në një njoftim tjetër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG