Lidhje

SHBA: Kongresi miraton financimin e qeverisë federale edhe për dy javë


SHBA: Kongresi miraton financimin e qeverisë federale edhe për dy javë
SHBA: Kongresi miraton financimin e qeverisë federale edhe për dy javë

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar fondet për qeverinë federale edhe për dy javë. Kjo masë shtyn mbylljen e mundëshme te qeverisë dhe u demokratëve dhe republikanëve kohë për të rënë dakord për nivelin e shpenzimeve për muajt që kanë mbetur deri në fund të vitit. Korrespondeti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman, na informon se Senati e miratoi masën me 91 vota pro dhe 9 kundër.

Rezoluta për vazhdimin e punës së qeverisë, siç quhet ajo, është një hap i vogël, siç shprehen anëtarët e të dy partive politike, në rrugën e gjatë për uljen e deficitit buxhetor amerikan prej 1.5 trilion dollarësh. Senatori republikan Tom Kobërn e krahason borxhin qeveritar me një sëmundje.

"Ne kemi një sëmundje të vëtetë sot në vend dhe ajo është një kancer që do të marrë lirinë tonë”.

Masa e miratuar shkurton shpenzimet me 4 miliardë dollarë për një periudhë afatshkurtër, një shumë kjo fillestare e shkurtimeve të thella që kërkohen nga republikanët si udhëheqësi i pakicës në Senat, Miç Mekonëll.

"Edhe pse ky është një ligj për vetëm dy javë dhe një shkurtim shpenzimesh prej 4 miliardë dollarësh, kjo është hera e parë që unë mbaj mend, për sa kohë kam qënë këtu, që ne shkurtojmë shpenzimet e buxhetit”.

Senatori Mekonëll thotë se borxhi i madh është duke e mbytur ekonominë amerikane.

"Ne i kemi shtuar borxhit 3 trilionë dollarë që nga fillimi i administratës Obama, ndërkohë që kemi humbur 3 milionë vende pune. Për mendimin tim, mund të argumentojmë në mënyrë bindëse se kjo është mënyra më e keqe për të drejtuar qeverinë. Prandaj ne duam ta ndalim këtë”.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane e ka miratuar projekt-ligjin për buxhetin deri në fund të vitit me një shkurtim shpenzimesh prej 60 miliardë dollarësh. Demokatët, të cilët kontrollojnë Senatin, thonë se shkurtimet janë tepër të mëdha. Senatori i pavarur, Berni Sanders thotë:

"Në një kohë kur diferenca e të ardhurave mes shumë të pasurve dhe të tjerëve është në rritje, a nuk jemi duke u përpjekur të balancojmë buxhetin në kurriz të shtresës së mesme, në kurriz të të varfërve, në kurriz të të moshuarve, të sëmurëve, të fëmijëve?"

Ligjvënësit demokratë propozojnë shkurtime më të vogla, ndërsa Presidenti Barak Obama, mbështet një ngrirje pesë vjeçare të shpenzimeve të brendëshme, përveç atyre që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Demokratët paralajmërojnë se shkurtime të mëdha të buxhetit do të dëmtonin rimëkëmbjen delikate të ekonomisë, si dhe konkurencën e Amerikës për një periudhë afatgjatë.

President Obama vlerësoi miratimin e ligjit për fondet qeveritare dhe i bëri thirrje Kongresit të bëjë përparim të mëtejshëm, mbështetur në bashkëpunimin me dy partive. Senatori demokrat Riçard Dërbin tha se nuk është ndonjë sukses i madh të miratosh një ligj për vazhdimin e punës së qeverisë për dy javë.

"Mendoj se miratimi i një ligji për 14 ditë nuk është ndonjë arritje për t’u festuar. Do të duhen përpjekje shumë të mëdha nga Shtëpia e Bardhë si dhe nga udhëheqësit e Kongresit për të miratuar një buxhetin e ri për pjesën e mbetur të vitit në vetëm dy javë, por ne do të punojmë me këmbëngulje për të një gjë të tillë”.

Anketat tregojnë se populli amerikan është i zëmëruar dhe i shqetësuar rreth borxhit të qeverisë federale, por i ndarë nëse do të ishte e dobishme mbyllja e qeverisë për të forcuar disiplinën fiskale. Tani për tani, Uashingtoni ka dy javë kohë për t’u përpjekur të sheshojë divergjencat partiake dhe për të ecur përpara.

XS
SM
MD
LG