Lidhje

SHBA: Kongresi shqyrton shkurtimin e subvencioneve të etanolit

  • Stiv Baragonia

SHBA: Kongresi shqyrton shkurtimin e subvencioneve të etanolit

SHBA: Kongresi shqyrton shkurtimin e subvencioneve të etanolit

Çmimet e larta të ushqimeve dhe rritja e borxhit të qeverisë amerikane kanë bashkuar kritikët nga një spektër i gjërë politik për t’iu kundërvënë një prej politikave amerikane të energjisë. Ata kanë bërë thirrje për ndërprerjen e subvencioneve me vlerë prej 6 miliardë dollarësh në vit për nxitjen e prodhimit të karburantit të etanolit nga misri në Shtetet e Bashkuara.

Etanoli përbën rreth 10 përqind të karburantit të makinave në Shtetet e Bashkuara, dhe prodhohet kryesisht nga misri.

“Është energji e ripërtëritshme dhe prodhohet e kultivohet në vend”.

Bob Dinnen, president i Shoqatës së Karburanteve të Ripërtëritshme, thotë se burimet e energjisë të prodhuara në vend po pakësojnë varësinë e vendit nga karburanti i huaj.

Një ligj amerikan i vitit 2007 kërkon që karburanti i makinave të përmbajë karburante të ripërtëritshme. Dhe për përzierjen e etanolit, prodhuesit e karburantit marrin kredi në taksa që këtë vit arrin shifrën 6 mliardë dollarëve.

Prodhimi i etanolit nga misri ka shënuar rritje të madhe gjatë viteve të fundit për t’iu përgjigjur kërkesave të mëdha, thotë ekonomisti nga univeristeti Purdue, Wally Tyner.

“Prodhimi i etonalit nga misri është rritur nga 5 përqind në pothuaj 40 përqind. Ky është një ndryshim i madh”.

Kritikët thonë se ky ndryshim i madh është një nga arsyet e rritjes me 77 përqind të çmimit të misrit në tregun global nga një vit më parë.

Një numër faktorësh ndikojnë në rritjen e çmimeve. Moti i keq vitin e kaluar shkurtoi prodhimin e misrit në vendet me prodhimin më të madh. Dhe kërkesat për ushqim dhe ushqyerjen e kafshëve po rriten, veçanërisht në Azi. Por etanoli është një nga faktorët e kësaj rritjeje, thotë ekonomisti Tyner.

“Në planin afatshkurtër ky konkluzion është i pashmangshëm”.

Ndikimi i rritjes së çmimit të misrit është më i madh në vendet në zhvillim, ku shumë njërëz shfrytëzojnë shumicën e të ardhurave për blerjen e ushqimeve, thotë Marie Brill e organizatës ActionAid.

“Edhe nëse çmimet ngrihen pak në një treg lokal, të varfërit dhe njerëzit e pambrojtur e ndjejnë më shumë këtë rritje”.

ActionAid është një nga 90 organizatat amerikane që u kanë shkruar udhëheqësve të kongresit për t’u bërë thirrje që t’i japin fund kredisë nga taksat për prodhuesit e etanolit. Në këtë grup janë përfshirë edhe prodhuesit e ushqimeve, mishit, dhe bulmetit të cilët janë goditur nga ngritja e çmimeve. Dhe ndërsa shkurtimi i defiçitit është përparësi kryesore në Uashington, konservatorët, taksapaguesit, dhe përkrahësit e zvogëlimit të qeverisë, janë dakord në një pikë tjetër.

“Ne nuk duhet të shpenzojmë parat e taksapaguesve për hidrokarbure negative në një kohë kur kjo industri mund të konkurojë vetë”.

Por Bob Dinneen thotë se roli i etanolit në ngritjen e çmimeve ushqimore është ekzagjeruar.

“Etanoli luan një rol të vogël në rritjen e çmimit të ushqimeve. Në fakt, kostoja e lartë e energjisë ka bërë që çmimet e ushqimit të rriten kaq shumë”.

Zoti Dinneen thotë se me rritjen e çmimit të karburantit në rreth 100 dollarë për fuçi, duhet të shqyrtohet edhe subvencionimi i industrisë së naftës. Ai thotë se industria e etanolit është e hapur ndaj ndryshimeve. Por ai thotë se potenciali i industrisë për të ndihmuar në pëmbushjen e nevojave të vendit për energji në të ardhmen nuk duhet sakrifikuar.

“Sot prodhojmë etanol nga gruri. Por gjithë prodhuesit e etanolit në vend po shqyrtojnë përdorimin e teknologjisë së re për të vazhduar rritjen e qëndrueshme të kësaj industrie”.

Ndërkohë që kërkimet për teknologji të re vazhdojnë, bimët ushqimore mbeten burimi kryesor për prodhimin e hidrokarbureve, një rrugë e debatueshme për pavarësinë nga karburanti i huaj sipas Marie Brill i organizatës ActionAid.

“Nëse pavarësia nga importi i karburanteve është çështje e sigurisë kombëtare, atëherë ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos vëmë në rrezik sigurinë ushqimore”.

XS
SM
MD
LG