Lidhje

SHBA: Konkursi për shkencën dhe teknologjinë


Në Shtetet e Bashkuara organizohet çdo vit konkursi për shkencën dhe teknologjinë me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme. Këtë vit mijëra prej tyre nga e gjithë bota vunë në provë aftësitë e tyre inxhinierike dhe njohuritë në matematikë, shkencë dhe teknologji në konkursin ndërkombëtar të robotikës.

Në kuadrin e konkursit ndërkombëtar vjetor, ekipet e studentëve projektojnë dhe ndërtojnë robotë me ndihmën e mentorëve të tyre gjatë një periudhe të shkurtër për të marrë pjesë në konkurset rajonale nga ku zgjidhen pjesëmarrësit për kampionatin botëror që mbahet në muajin prill.

FIRST, organizata Për Frymëzimin dhe Njohjen e Shkencës dhe Teknologjisë ka si synim t’i bëjë shkencën, matematikën dhe inxhinierinë argëtuese për nxënësit.
Çdo kampionat vjetor ka sfidat e veta me projekte nga më të ndryshimit. Në konkursin e këtij viti, robotët përpiqen të hedhin sa më shumë disqe në objektiv brenda 2.25 minutave. Loja përfundon me robotët që përpiqen të ngjiten në piramidat pranë mesit të fushës.

Për të fituar kërkohen projekte të veçanta dhe të ndryshme dhe konkurentët duhet të jenë të aftë të bashkëveprojnë shpejt me anëtarët e tjerë të ekipit të tyre si dhe në aleancat që krijohen mes ekipeve.

“Kjo kërkon më shumë energji se çdo gjë tjetër që kam bërë më parë. Është tepër argëtuese, megjithëse presioni është i madh, nuk ka asnjë vend tjetër më argëtue”, thotë Rajan Zoeller, programuesi 17-vjeçar i King Tec nga Minesota.

Programi i tij kompjuterik i jep mundësi shoferit të manovrojë dhe të hedhë disqe me shpejtësi në gjithë gjatësinë e fushës. Ky konkurs ka tëhequr rreth 25 mijë njerëz.
Shfaqja vjetore është ide e Din Kamen, i cili thotë se dëshiron që fëmijët të jenë entuzastë për shkencën aq sa janë entuziastë për basketbollin apo Hollivudin.

Shpikësi i instrumentit mjeksor Segway është ai që filloi FIRST-in në vitin 1989. Që prej atë here organizata jofitim prurëse është mbështetur nga kompani të mëdha si Boeing, Google, Microsoft, Coca-Cola dhe shumë të tjera me një buxhet prej rreth 15 milionë dollarësh për bursa universitare.

Në këtë aktivitet marrin pjesë ekipe nga e gjithë bota dhe ai filloi për shkak të shqetësimeve se të rinjtë amerikanë po mbeteshin prapa.

"Shumica e amrikanëve e merrnin të mirëqënë se Shtetet e Bashkuara kanë teknologjinë më të mirë dhe kompanitë më të shumta. Në fakt për një kohë të gjatë kjo ishte e vërtetë. Tani e gjithë bota po përqendrohet në teknologji dhe po përdor burimet për t’u siguruar se brezi i ri i fëmijëve të paiset me ekspertizë teknike. Teknologjia do të jetë fusha me vendet më të shumta të punës”.

Finalja e konkursit është shfaqja më e mirë e të tre serive. Aleanca fituese u paraqit me dy ekipe nga Kanadaja dhe një nga Teksasi.

Ndërkohë që po i afrohet 25 vjetorit, FIRST shpreson që skena si kjo të ndihmojnë entuziasmin e të rinjve për matematikën, shkencën, inxhinierinë dhe teknologjinë.
XS
SM
MD
LG