Lidhje

Koreja e Veriut kërcënon Shtetet e Bashkuara


Kërcënimet kanë qënë thuajse të përditshme që prej vendosjes së sanksioneve nga OKB-ja, në përgjigje të provave bërthamore dhe me raketë të Phenianit

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të qëllojë bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Japoni, si përgjigje ndaj përdorimit të avionëve bombardues amerikanë B-52 në manovrat e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

Një zëdhënës i komandës së ushtrisë së Koresë së Veriut tha sot se një bazë e forcave ajrore në Guam dhe bazat e marinës në ishullin kryesor të Japonisë dhe në Okinawa janë të gjitha në rrezen e veprimit të mjeteve të Phenianit.

Koreja e Veriut ka kërcënuar thuajse çdo ditë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, pas vendosjes së sanksioneve nga Kombet e Bashkuara, që u ndërmorrën si përgjigje për provat bërthamore dhe me raketë të Phenianit.

Sot Koreja e Veriut vendosi gjendjen e gatishmërisë ushtarake dhe paralajmëroi për sulm ajror.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dy misione trajnimi mbi Koresnë e Jugut muajin e fundit me B-52 Stratofortress, duke ngjallur një përgjigje të ashpër nga Veriu. Koreja e Veriut ka kërcënuar gjithashtu kohët e fundit se do të ndërmarrë “sulme paraprake bërthamore” kundër teritorit të Shteteve të Bashkuara, por ekspertët thonë se ajo nuk e ka një aftësi të tillë. Shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara në rajon janë të shqetësuar se mund të jenë objektiva më të arritëshme nga Pheniani.
XS
SM
MD
LG