Lidhje

Politikat SHBA-Kubë


Presidenti Barack Obama njoftoi fillimin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën pas një embargoje më shumë se 50 vjeçare. Por disa kundërshtarë thonë se zoti Obama po e tejkalon autoritetin e tij dhe se Kongresi mund ta kthejë mbrapsht këtë nismë. Por ka një numër vështirësish legjislative që mund të bëhen pengesë për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën.

Shpresa mbushi rrugët e kryeqytetit të Kubës ndërsa banorët u njohën me planin e Presidentit Obama për të rivendosur marrëdhëniet me Kubën. Abiel San Miguel është pronari i një restoranti në Havana.

"Jam i gëzuar. Shpresoj se kjo do të jetë fillimi i fundit të gjeravew të pakuptimta, që nuk duhet të ekzistojnë dhe që kanë provuar të jenë pengesë".

Por ka opinione të ndryshme në një lagje kubane në Florida.

"Obama po bën gjithë lëshimet por çfarë po marrim nga Castro?"

Ndryshimi mund të ndodh në Kubë por jo shpejt. Do të duhet kohë për Departamentin e Shtetit të rishikojë klasifikimin e Kubës si shtet që sponsorizon terroristët. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Roberta Jacobson:

“Duhet të shohim në se ata kanë hequr dorë nga përdorimi i terrorizmit. Duhet të shohim ratifikimin e instrumentave ndërkombëtare kundër terrorizmit.”

Më pas, presidenti mund të lehtësojë kufizimet financiare, por me kushtetutë ai nuk mund të heqë embargon tregëtare që daton në vitet 1960.

"Embargoja mund të ndryshohet vetëm nga Kongresi. Zoti Obama është në degën ekzekutive dhe nuk ka pushtet legjislativ."

Të gjashtë anëtarët kubano-amerikanë në Kongres – pavarësisht përkatësisë politike – e kundërshtuan propozimin e presidentit.

Carl Meacham me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se mos miratimi mund të shtrihet gjithashtu në masat diplomatike – me planet e presidentit për të hapur një ambasadë amerikane në Kubë. Senatorët mund të refuzojnë konfirmimin e ambasadorit dhe…

"Kongresi financon ambasadat, financon qeverinë kështu që a do të jenë të gatshëm këta senatorë të financojnë një ambasadë apo do ta kundërshtojnë atë?"

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kubën është e drejtë kushtetuese e presidentit. Por është Kongresi ai që ka "forcën e parave” dhe mund të refuzojë të miratojë buxhetin për nismat që propozon presidenti.

XS
SM
MD
LG