Lidhje

Shumica e amerikanëve kundër reformës shëndetësore


Anketë e re e Universitetit Quinnipiac

Një sondazh i fundit thotë se shumica e votuesve amerikanë mendojnë se ligji i ri i kujdesit shëndetësor është një rritje e taksave.

Të dhënat e sondazhit të kësaj jave të Universitetit Quinnipiac tregojnë se 55 për qind e votuesve e konsideronin ligjin si një ngritje taksash, ndërsa 36 për qind e tyre thanë se nuk është i tillë. Një shumicë prej 49 për qind e votuesve thotë se ligji i kujdesit shëndetësor duhet të shfuqizohet.

Të pyetur në lidhje me emigracionin, dy të tretat e votuesve thanë se ata duan në shtetin e tyre një ligj emigracioni të ngjashëm me ligjin e Arizonës, i cili kërkon që policia të kontrollojë statusin e imigracionit të personave që ndalohen për arsye të tjera, në qoftë se policia dyshon se ata ndodhen në vend ilegalisht.
XS
SM
MD
LG