Lidhje

SHBA: Ligjvënësit ende pa marrëveshje për miratimin e buxhetit

  • Zëri Amerikës

SHBA: Ligjvënësit ende pa marrëveshje për miratimin e buxhetit

SHBA: Ligjvënësit ende pa marrëveshje për miratimin e buxhetit

Presidenti Barak Obama dhe udhëheqës të shquar demokratë dhe republikanë në kongres u takuan sot në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin për të mënjanuar mbylljen e qeverisë në fund të javës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se zoti Obama ka besim se kompromisi mbi planin e shpenzimeve për vitin 2011 është pranë. Ligjvënësit demokratë dhe republikanë kanë debatuar për muaj të tërë mbi buxhetin për të financuar qeverinë deri në fund të vitit të tanishëm fiskal në shtator.

Zoti Obama tha se një marrëveshje është e nevojshme për të mënjanuar bllokimin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Republikanët thonë se po përpiqen të mënjanojnë mbylljen e qeverisë por shtojnë se duhet të bëhen shkurtime të ndjeshme të shpenzimeve për të ulur defiçitin qeveritar.

XS
SM
MD
LG