Lidhje

SHBA: Ligjvënësja Giffords rikthehet në Kongres për të votuar

  • Zëri Amerikës

U.S. Representative Gabrielle Giffords (R-TX) (C) waves to colleagues on the floor of the House of Representatives, moments after the House voted to raise the U.S. borrowing limit, in Washington in this still image taken from video August 1, 2011. Gifford

U.S. Representative Gabrielle Giffords (R-TX) (C) waves to colleagues on the floor of the House of Representatives, moments after the House voted to raise the U.S. borrowing limit, in Washington in this still image taken from video August 1, 2011. Gifford

Mbrëmë, gjatë votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësit pritën me duartrokitje kolegen e tyre nga Arizona, Gabrielle Giffords, e cila bëri daljen e parë në Kongres që nga plagosja e saj nga një atentator në muajin janar.Ligjvënësja demokrate, Giffords, e cila nuk kishte qenë në Uashington që nga plagosja gjatë një aktiviteti politik në Arizona, u kthye për të votuar në favor të projekt-ligji për ngritjen e tavanit borxhit.

Ajo u prit me një brohoritje të stuhishme si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët. Zonja Giffords i kishte prerë flokët shkurt dhe duket se ende kishte pak vështirësi në ecje. Ajo i është nënshtruar disa operacioneve në kokë plus një rehabilitimi intensiv dhe ka qendruar larg syve të publikut. Zonja Giffords u rrethua nga kolegët të cilët përpiqeshin t’i shtrëngonin dorën dhe ta përqafonin.

Pas votimit, udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nensi Pelozi, përshëndeti kthimin e zonjës Giffords duke e quajtur atë "personifikim i guximit".

"Prania e saj në dhomën e Përfaqësuesve dhe shërbimi i saj në Kongres na bën nder," tha zonja Pelosi.

"Në të gjithë Amerikën nuk ka emër që të ngjall më shumë dashuri, admirim dhe respekt, më shumë dëshirë që edhe bijat tona t’i ngjajnë asaj, se sa emri i ligjvënëses Gabby Giffords."

Edhe pse zonja Giffords fliste me energji me kolegët dhe tundte dorën për t’i përshëndetur, lëvizjet e saj ishin ende të drojtura dhe të ngadalta.

Ajo u qëllua në kokë gjatë një takimi me zgjedhësit pranë një supermarketi në Tusan të Arizonës. Gjashtë vetë u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në incidentin e muajit janar.

XS
SM
MD
LG