Lidhje

SHBA, listë e kompjuterizuar për celularët e humbur


Shtetet e Bashkuara po krijojnë një listë të kompjuterizuar të telefonëve celularë të vjedhur, pjesë e masave të reja për të ulur vjedhjen e tyre.

Në Shtetet e Bashkuara përdorimi i celularëve është shtuar mjaft por vjedhja e tyre, sidomos e celularëve të shtrenjtë po bëhet një nga krimet më të shpeshtë. Komisioni Federal i Komunikimit, thotë se ka arritur një marrëveshje me kompanitë e mëdha të telefonisë për të krijuar një bazë të dhënash për telefonat e vjedhur në mënyrë që të ndalohet ripërdorimi i tyre.

Aktualisht, dy nga kompanitë më të mëdha celulare në Shtetet e Bashkuara, Verizon dhe Sprint Nextel, e bllokojnë riaktivizimin e telefonave të vjedhur, por jo të gjitha e bëjnë këtë. Tani, të gjitha kompanitë kanë rënë dakord për planin anti-vjedhje.

XS
SM
MD
LG