Lidhje

Nju Jork: Një nismë e re për të luftuar mbipeshën

  • Peter Fedynsky

Nju Jork: Një nismë e re për të luftuar mbipeshën

Nju Jork: Një nismë e re për të luftuar mbipeshën

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara thotë se 1 në çdo 3 të rritur dhe 1 në çdo 5 fëmijë në Amerikë është mbi peshë.

Por zyrtarët e shëndetësisë në Nju Jork kanë ndërmarrë një nismë që ka rezultuar në një rënie domethënëse të rasteve të mbipeshës mes fëmijëve të qytetit.

Alex Schimke në klasën e 6 në një shkollë në New York është në peshë normale. Ai thotë se i pëlqejnë frutat, veçanërisht luleshtrydhet. Por, si shumica e fëmijëve, ai e pranon se tundohet nga ëmbëlsirat dhe karamelet.

"Në se keni përpara një mollë dhe një tortë, për hir të shëndetit njeriu ha mollën, por dëshiron tortën."

Pse tortën dhe jo mollën?

"Sepse torta është e shijëshme!"

Logjika e tillë e padiskutueshme e fëmijëve merret në konsideratë në New York nga komisioneri i shëndetit Thomas Farley.

"Fëmijët kanë një preferencë natyrore për ëmbëlsirat, më shumë se sa të rriturit. Nga ana tjetër, si të rritur, ne zgjedhim se çfarë t'u vëmë përpara për të ngrënë fëmijëve tanë."

Komisioner Farley thotë se Nju Jorku ka rritur sasinë e aktivitetit fizik në shkolla, si dhe ka përmirësuar ushqimet në mensa.

Aleksi thotë se aty tani ka mollë e sallata. Aleksi gjithashtu ka vënë re se makinat shitëse të shkollës tani ofrojnë ujë me vitaminë, në vend të pijeve me kalori e sheqer të lartë.

Dr. Farley shpjegon se niveli i mbipeshës në Amerikë filloi të rritet rreth 30 vjet më parë, ndërsa më shumë njerëz filluan të preferojnë një vend pune në zyrë sesa në ferma e fabrika.

"Aktiviteti fizik është zhdukur nga jeta e shumë njerëzve, përveç nëse ata e bëjnë atë një detyrë të veçantë. Në të njëjtën kohë, dhe madje edhe më e rëndësishmja, ushqimi është gjithnjë e më i lirë e i gatshëm për të ngrënë dhe kjo tërheq shumë njerëz. "

Dr Farley thotë se niveli i mbipeshës mes fëmijëve në New York është ende në 20 përqind.

Por rënia e rasteve të mbipeshës në Nju Jork shkon kundër një prirjeje në rritje në shkallë kombëtare.

Dhe komisioneri i shëndetësisë është i gëzuar se shkalla e mbipeshës në Nju Jork ka filluar të bjerë për herë të parë në dekada - 10 përqind në mesin e pesë dhe gjashtë vjeçarëve.

Kjo krijon besimin se fëmijët do t'i përshtaten një stili të shëndetshëm jetese, përsa i përket ushqimeve.

XS
SM
MD
LG