Lidhje

SHBA: Makina me bateri Chevorlet Volt del në treg

  • Zëri Amerikës

SHBA: Makina me bateri Chevorlet Volt del në treg

SHBA: Makina me bateri Chevorlet Volt del në treg

Ed LeBlanc nget një makinë Chevrolet Impala të vitit 2004. Por ai dëshiron që një ditë të ngasë makinën që prodhon, Chevrolet Volt, makinë elektrike që bën 64 kilometra me bateri pa qënë nevoja për ta ringarkuar. Distanca vajtje-ardhje në punë për të është më pak se aq.

"Nuk do të kisha nevojë të përdorja fare karburant me këtë makinë", thotë Lë Blanc.

Uzina e prodhimit në Hamtramck, ku punon zoti LeBlanc ka prodhuar 55 makina të tilla provë.

Shitësit e makinave në pjesë të ndryshme të vendit filluan këtë javë të bëjnë porosi për makinën Volt. Makina, që shitet për 41 mijë dollarë, vjen me një kredi taksash prej 7 mijë e 500 dollarësh, duke e bërë çmimin e saj konkurues me makina të tjera elektrike ose hibride.

Por ekziston një ndryshim: bateria në formën e germës T plotësisht e karikuar e lejon makinën të bëjë 64 kilometra. Pastaj makina automatikisht fillon të përdorë karburant, duke vepruar si gjenerator për 483 kilometra të tjera.

"Me këtë makinë ne si amerikanë nuk varemi nga nafta e huaj. Për konsumatorët në botë, ata nuk kanë nevojë për karburant, pra ky është plusi më i madh i kësaj makine", thotë Larry Nitz.

General Motors ishte kompania e parë në Shtetet e Bashkuara që prodhoi në masë një makinë moderne elektrike. Makina EV-1 doli në treg në vitet 90-të, por GM ndaloi prodhimin sepse makina nuk ishte praktike. Inxhinjerët e kompanisë e pranojnë se bateria me acid e asaj makine nuk ishte e avancuar sa duhej.

Bateria e makinës EV-1 peshonte 3 herë më shumë se sa bateria e makinës Volt sot dhe për shkak të madhësisë së saj, makina duhej të ndërtohej përreth baterisë.

Në laboratorin e baterisë së kompanisë GM, bateria 16 kilovat e makinës Volt vihet në prove në forma të ndryshme në varësi të terenit, motit dhe lëvizjeve.

Kritikët thonë se çmimi i makinës Volt është më i lartë se sa një makinë e ngjashme me karburant dhe se kursimet nga karburanti nuk barazohen kurrë me vetë çmimin e lartë të makinës. Të tjerë thonë se sedilja e mbrapme është e vogël. Bateria në formë T-je është e vendosur poshtë sediljes.

GM shpreson shumë tek suksesi i Voltit. Kompania mbylli pjesën më të madhe të fabrikave të saj për muajt e verës, por uzina në Hamtramck qëndroi e hapur për njerëz si zoti Leblanc që të nxirrnin në treg makinën Volt.

"Volt është si shpëtim i jetës, ajo na mban në punë".

GM po investon 700 milion dollarë për këtë makinë. Një menaxher i kompanisë i tha Zërit të Amerikës se GM parashikon të humbasë fillimisht, por shpreson ta bëjë Voltin fitimprurës në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG