Lidhje

Maqedoni: Përfaqësuesit ndërkombëtarë dënojnë vrasjet në Smilkovc


Drejtuesit e misionit të Bashkimit Evropian, Natos, OSBE-së dhe Ambasada e Shteteve të Bashkara në Shkup përmes një deklarate të përbashkët dënuan sot vrasjet pranë fshatit Smilkovc.

Diplomatët perëndimorë shprehin mbështetje për hetimet që po zhvillojnë autoritetet dhe i bëjnë thirrje qytetarëve që të bvashkëpunojnë me hetimet dhe të mos bien pre e spekullimeve. Autoritetet thonë se janë duke vazhduar hetimet por pa dhënë hollësi rreth zhvillimit të tyre.

Ministria e rendit thotë se nuk e di identitetin e autorëve dhe hedh poshtë spekulimet e shumta në opinionin publik lidhur me këtë akt. Vrasja e pesë maqedonasve, duket se ka thelluar hendekun në marrëdhëniet ndëretnike në këtë vend.

XS
SM
MD
LG