Lidhje

SHBA: Marrëveshje paraprake për taksat dhe sigurimet e papunësisë

  • Zëri Amerikës

SHBA: Marrëveshje paraprake për taksat dhe sigurimet e papunësisë

SHBA: Marrëveshje paraprake për taksat dhe sigurimet e papunësisë

Ligjvënësit amerikanë kanë arritur paraprakisht një marrëveshje për zgjatjen e afatit për shkurtimin e taksave mbi pagat, si dhe zgjatjen e sigurimeve për papunësinë deri në fund të këtij viti.

Marrëveshja do të skadonte në fund të muajit. Dje presidenti theksoi nevojën e arritjes së marrëveshjes.

Ai tha se nuk është në interes të vendit që qeveria federale të bëhet pengesë në këto përpjekje.

Presidenti i bëri komentet një ditë pasi shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve hoqën dorë nga parakushti për shkurtime buxhetore në shkëmbim të taksës mbi pagat. Negociatorët pritet të arrijnë sot një kompromis dhe më pas t’ja çojnë atë Dhomës së Përfaqëseusve të kontrolluar nga shumica republikane, për t’u hedhur në votë, ndoshta në fund të javës.

XS
SM
MD
LG