Lidhje

SHBA, masa për parandalimin e masakrave në botë


SHBA, masa për parandalimin e masakrave në botë
SHBA, masa për parandalimin e masakrave në botë

Shtetet e Bashkuara po marrin masa për parandalimin e masakrave në mbarë botën, përfshirë gjenocidin. Presidenti Barak Obama sot njoftoi krijimin e një Bordi për Parandalimin e Masakrave. Paneli do të ngarkohet me gjetjen e mënyrave përmes të cilave Shtetet e Bashkuara mund të përgjigjen më shpejt ndaj vrasjeve masive dhe për të vepruar më mirë në parandalimin e tyre.

Me një urdhër presidencial, zoti Obama ka thënë se politikat kundër masakrave dhe gjenocidit janë në interesin kombëtar të vendit dhe një “përgjegjësi morale”.

Presidenti ka thënë se krijimi i bordit është i nevojshëm, sepse Shteteve të Bashkuara ende i mungon një politikë gjithëpërfshirëse në koordinimin e veprimeve ndaj masakrave masive sot, 66 vjet pas Holokaustit dhe 17 vjet pas gjenocidit në Ruandë.

Zoti Obama gjithashtu publikoi një deklaratë, e cila kërkon zgjerimin e kritereve, që do të ndalonin hyrjen e shkelësve të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG