Lidhje

SHBA: India të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit

  • Zëri Amerikës

SHBA: India të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit

SHBA: India të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit

Presidenti Barak Obama tha se mbështet një reformim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të përfshijë Indinë si anëtare të përhershme.


Presidenti Obama deklaroi përpara parlamentit indian se Amerika dëshiron një OKB që të jetë efikase, e besueshme dhe legjitime, e, pikërisht për këtë arsye, ai mbështet kërkesën e Indisë për t’u bërë anëtare e përhershme. Komentet e zotit Obama sinjalizojnë mbështetje ndaj rritjes së Indisë si fuqi globale.


Presidenti Obama i bëri komentet sot në Nju Delhi, në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij në Indi.


Ai tha se India ka dalë tashmë si fuqi botërore dhe se marrëdhëniet SHBA-Indi do të ndihmojnë për të përcaktuar natyrën e shekullit të 21.
Po sot, Presidenti Obama u takua me kryeministrin Manmohan Singh. Udhëheqësit e dy demokracive më të mëdha të botës shpallën një seri marrëveshjesh që synojnë nxitjen e bashkëpunimit në disa çështje kryesore, si lufta kundër terrorizmit, nxitja e rritjes ekonomike dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike.

XS
SM
MD
LG