Lidhje

SHBA do të rrisë kuotat për marrjen e emigrantëve


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, njoftoi se administrata Obama do të rrisë numrin e refugjatëve të lejuar të hyjnë në SHBA çdo vit, duke synuar nivelin e 100 mijë personave në vit, deri në 2017-ën. Njoftimi u bë ndërkohë që Evropa po përballet me fluksin më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke folur sot në Berlin, zoti Kerry e përkufizoi vendimin e SHBA-së “si një hap i mëtejshëm në vazhdën e traditës së Amerikës, si toka e mundësive dhe si një fanar shprese”.

Sipas planit të ri, kufizimi i tanishëm për deri në 70 mijë refugjatë në vit, do të rritet në 85 mijë gjatë vitit fiskal 2016, dhe në vitin pasues do të arrijë në 100 mijë. Zoti Kerry informoi se Uashingtoni do të hulumtojë për të gjetur dhe mënyra të tjera për ta kaluar shifrën 100 mijë gjatë viteve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG