Lidhje

SHBA: Megjithë vdekjen e Osama bin Ladenit, kërcënimi terrorist nga al-Kaida mbetet

  • Zëri Amerikës

SHBA: Megjithë vdekjen e Osama bin Ladenit, kërcënimi terrorist nga al-Kaida mbetet

SHBA: Megjithë vdekjen e Osama bin Ladenit, kërcënimi terrorist nga al-Kaida mbetet

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se megjithë vdekjen e Osama bin Ladenit, kërcënimi terrorist nga al-Kaida mbetet.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtar, Tom Donilon, i tha sot televizionit se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta konsiderojnë al-Kaidën “të mposhtur nga pikëpamja strategjike”. Por ai e cilësoi asgjësimin e bin Ladenit si “një moment mjaft të rëndësishëm” në luftën kundër organizatës terroriste.

Zoti Donilon tha se sasia e materialeve të sekuestruara nga kompleksi i bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit është gati sa një bibliotekë e vogël universitare, sasia më e madhe e informacioneve të zbulimi që është siguruar ndonjëherë lidhur me terroristët.

Ai tha se nuk kishte dëshmi se qeveria pakistaneze e dinte që bin Ladeni banonte më pak se 60 kilometra nga Islamabadi, kryeqyteti i vendit. Por udhëheqësi i al-Kaidës, shtoi zoti Donilon, duhet të ketë pasur një lloj rrjeti mbështetës në Pakistan dhe se kjo çështje duhet hetuar.

Dje, qeveria amerikane bëri publike disa video të konfiskuara nga forcat amerikane që bastisën vendstrehimin e bin Ladenit të hënën.

Ndërkohë,

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të marrin në pyetje tri gratë e Osama bin Ladenit, të cilat mbahen nën arrest nga Pakistani që nga dita e hënë, kur forcat speciale amerikane sulmuan kompleksin në Abotabad të Pakistanit, ku ato qëndronin fshehur me udhëheqësin e al-Kaidës.

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar amerikan, Tom Donillon, tha sot se autoritetet pakistaneze është e nevojshme t’i kalojnë Uashingtonit informacione zbulimi të grumbulluara nga kompleksi si dhe t’i lejojnë të marrin në pyetje gratë e bin Ladenit.

Kompleksi është tani nën kontrollin e forcave pakistaneze. Kryeministri i Pakistanit, Yusuf Reza Gilani do të informojë të hënën parlamentin rreth sulmit të së hënës në Abotabad. Qeveria e tij ka thënë se nuk kishte dijeni paraprake mbi vendndodhjen e bin Ladenit dhe se nuk do të pranojë më inkursione ushtarake amerikane pa miratimin e Islamabadit.

XS
SM
MD
LG