Lidhje

SHBA: Miliona njerëz janë prekur nga temperatura të larta rekord në shumë zona

  • Zëri Amerikës

SHBA: Miliona njerëz janë prekur nga temperatura të larta rekord në shumë zona

SHBA: Miliona njerëz janë prekur nga temperatura të larta rekord në shumë zona

Miliona njerëz në mbarë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara janë prekur nga temperatura të larta që shkuan mbi 40 gradë celsius dhe arritën nivele rekorde në shumë zona.

Niveli i lartë i lagështisë bëri që nxehtësia të ndjehej si të ishte më shumë se 45 gradë celsius në Nju Jork dhe qytete të tjera.

Zyrtarët paralajmëruan njerëzit të mënjanonin punën jashtë dhe të kërkonin vendstrehim me kondicionerë në se ishte e nevojshme. Zyrtarët thanë se vala e të nxehtit gjatë kësaj jave ka shkaktuar vdekjen e disa personave.

Temperaturat e larta dhe cilësia e ajrit vazhdojnë sot në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Temperatura këtu në Washington sot pritet të vazhdojë në 40 gradë celsius.

XS
SM
MD
LG