Lidhje

SHBA: Misterioze vrasja e oficerit në pension


SHBA: Misterioze vrasja e oficerit në pension
SHBA: Misterioze vrasja e oficerit në pension

Një oficer në pension i ushtrisë amerikane, i cili luajti rol të rëndësishëm në ndërtimin e Memorialit të Veteranëve të Vietnamit në Washington, u gjet i vdekur në një fushë për grumbullimin e plehërave në Wilmington të shtetit Delaware.

Trupi i 66-vjeçarit Xhon Uiler u gjet të premten disa kilometra larg shtëpisë së tij në qytetin Nju Kasëll. Policia po e trajton rastin e vdekjes së ushtarakut si vrasje. Uiler kishte mbaruar Akademinë ushtarake prestigjioze të West Pointit dhe më vonë ai punoi në Pentagon, gjatë periudhës së Luftës së Vietnamit.

Në vitin 1971 ai doli në pension nga ushtria dhe nga viti 1979 deri në vitin 1989 ishte drejtori i Fondit të Memorialit të Veteranëve të Vietnamit.

XS
SM
MD
LG