Lidhje

SHBA mohon të ketë paguar miliona për amerikanin e mbajtur në Pakistan

  • Zëri Amerikës

SHBA mohon të ketë paguar miliona për amerikanin e mbajtur në Pakistan

SHBA mohon të ketë paguar miliona për amerikanin e mbajtur në Pakistan

Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë përgënjeshtruar zërat se ata kanë paguar miliona dollarë për lirimin e kontraktorit të CIA-së i cili u arrestua në Pakistan nën akuzat për vrasje të dyfishtë.

Sot Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u tha gazetarëve në Kajro se Shtetet e Bashkuara nuk kanë paguar siç njoftohet 2 milionë dollarë familjet e viktimave për faljen dhe lirimin e Rejmond Dejvis. Megjithatë, ajo nuk mohoi se familjet janë kompensuar.

Prokurorët e kanë akuzuar zotin Dejvis për vrasjen e dy pakistanezëve në qytetin lindor Lahore më 27 janar të këtij viti. Rejmond Dejvis tha se kishte vepruar në vetëmbrojtje, dhe qeveria amerikane ka thënë se ai ka imunitet diplomatik.

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se të afërmit e dy pakistanezëve të vrarë ranë dakord sot të pranojnë kompensim financiar në shkëmbim të faljes së zotit Dejvis. Ligji islamik lejon pagesat e tilla, të cilan njihen me emrin “Diyat,” dhe është mënyrë normale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në disa pjesë rurale të Pakistanit.

Burimi i parave që u janë paguar familjeve nuk është i qartë. Është po ashtu e paqartë nëse Rejmond Dejvis ende ndodhet në Pakistan.

XS
SM
MD
LG