Lidhje

Një forcë me trupa amerikane dhe të NATO-s në Afganistan edhe pas 2014-s


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta tha se zyrtarët kanë diskutuar mundësinë që në Afganistan të ketë një forcë me trupa amerikane dhe të NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta thotë se zyrtarët kanë diskutuar mundësinë që në Afganistan të ketë një forcë me trupa amerikane dhe të NATO-s edhe pas vitit 2014.

Sekretari Panetta tha se një numër alternativash u diskutuan lidhur me praninë ushtarake pas vitit 2014 në një takim të NATO-s sot në Bruksel.

Zëdhënësi i Pentagonit George Little tha se zyrtarët e NATO-s diskutuan idenë që në Afganistan të vazhdojë të ketë një prani ushtarake prej 8,000 deri në 14, 000 trupa pas 2014. Ai shtoi se Presidenti Obama nuk ka marrë ende një vendim për numrin e trupave amerikane pas këtij viti.

Aleanca e NATO-s ka në plan t’ia transferojë përgjegjësitë e sigurisë trupave afgane në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG