Lidhje

SHBA: Ndahet nga jeta diplomati Riçard Hollbruk

  • Zëri Amerikës

SHBA: Ndahet nga jeta diplomati Riçard Hollbruk

SHBA: Ndahet nga jeta diplomati Riçard Hollbruk

Riçard Hollbruk, dilpomati veteran i SHBA i cili shpërbente si i dërguar i posaçëm amerikan në Afganistan dhe Pakistan, vdiq dje në moshën 69 vjeçare.

Hollbruk pati një goditje në zemër të premten gjatë një takimi me Sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton.

Ai u çua menjëherë në një spital të Uashingtonit ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati rreth 20 orë për të riparuar një çarje në arterein më të madhe të trupit që shpërndan gjakun nga zemra në pjesë të tjera të organizmit.

Ky operacion u pasua nga një tjetër ndërhyrje kirurgjikale ditën e dielë.

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti Barak Obama shpërndau një njoftim për shtypin ku thuhej se ai ishte "thellësisht i prekur" nga vdekja e Hollbrukut.

Ai e quajti diplomatin veteran si një "gjigand të vërtetë të diplomacisë amerikane" i cili e bëri vendin e tij "më të fortë, më të sigurt e më të respektuar."

Mëngjesin e djeshëm, zonja Klinton u tha gazetarëve se gjendja shëndetësore e Hollbrukut ishte kritike.

Ajo tha se ka qenë një “lumë kërkesash dhe interesimi” nga anembanë botës për këtë diplomat i cili tha ajo, i ka shërbyer për thuajse 50 vjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mes arritjeve kryesore të zotit Holbrook është ndihmesa e tij për arritjen e Marrëveshjeve për Paqe në Dajton të shtetit Ohio që i dha fund luftës në Bosnje.

Gjatë një dëshmie të një komisioni të kongresit vitin e kaluar, i dërguari i posaçëm në Afgansitan dhe Pakistan mbrojti politikën e Presidentit Obama në rajon.

Sot, Presidenti Obama nuk do ta ketë pranë Holbrookun kur ai të takohet me këshilltarët për të vlerësuar përparimin e e këtij viti në Afganistan dhe Pakistan.

Por një shqyrtim i përgjitihshem i strategjisë pritet të bëhet të enjten e ardhshme.

Nën presidencën e ish Presidentit Bill Klinton, Hollbruk ishte përfaqësues i SHBA në Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG