Lidhje

SHBA ndalojnë personin e 12 të rrjetit rus të spiunazhit

  • Zëri Amerikës

SHBA ndalojnë personin e 12 të rrjetit rus të spiunazhit

SHBA ndalojnë personin e 12 të rrjetit rus të spiunazhit

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar personin e 12-ë si pjesë e rrjetit rus të spiunazhit që vepronte në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët federalë të rendit thanë sot se po e mbajnë rusin 23 vjeçar të ndaluar për shkelje të emigracionit dhe pritet ta deportojnë.

Ata thanë se filluan ta hetonin atë para disa muajsh kur emri i tij u shfaq në lidhje me spiunë të tjerë. Por zyrtarët thonë gjithashtu se nuk kanë të dhëna të mjaftueshme që Departamenti i Drejtësisë të hapë çështje penale ndaj tij.

10 agjentët rusë që u arrestuan muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, u këmbyen të premten me katër rusë të arrestuar në Rusi nën akuzat se kishin spiunuar për perëndimin.

XS
SM
MD
LG