Lidhje

SHBA ndërmarrin sulmin e parë me avionë pa pilot në Libi

  • Zëri Amerikës

SHBA ndërmarrin sulmin e parë me avionë pa pilot në Libi

SHBA ndërmarrin sulmin e parë me avionë pa pilot në Libi

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë ndërmarrë sulmin e parë me avionë pa pilot në Libi, ndërkohë që kryengritësit thonë se forcat pro-qeveritare duket se po i japin fund rrethimit të një baze të kryengritësve pranë Tripolit.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Mbrojtjes thuhet se sulmet ajrore u kryen sot, por pa përcaktuar vendin e goditjes. Sulmi është pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të zbatimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi, ku kryengritësit po luftojnë për përmbysjen e qeverisë.

Në Misrata kryengritësit thanë se u vranë të paktën 15 njerëz në përleshjet e tyre me forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi Megjithatë, kryengritësit thanës e forcat pro Gadafit duket se po tërhiqen nga qyteti.

Po sot, forcat e NATOs bombarduan një zonë pranë kompleksit të Gadafit në Tripoli, duke qëlluar një istalim ushtarak, siç e përshkruan atë gazetarët. Nuk ka patur njoftime për dëme në njerëz.

XS
SM
MD
LG