Lidhje

Princi Harry nderohet me çmim për humanitarizmin në SHBA

  • Zëri Amerikës

Princi Harry i Anglisë nderohet me një çmim për humanitarizmin në Shtetet e Bashkuara.

Ky çmim i është dhënë edhe Bonos, solistit të grupit irlandez U2 disa vite më parë.

Në udhëtimin e tij në Afrikën e Jugut dhe në Karaibe, ku princi Harry zbuloi edhe pasionin e tij për muzikën reggej, ai arriti të ndryshonte imazhin e tij, në një njeri të përkushtur ndaj angazhimeve humanitare nga një djalë që pëlqente të pinte, të tymoste mariuanë apo të vishej me kostume naziste kur merrte pjesë në festa të ndryshme.

Çmimi që do t’i jepet princit Harry është me motivacionin për kujdesin e tij ndaj veteranëve si dhe ndihmën që ka dhënë në ekipet e shpëtimit për ushtarët e plagosur. Princ Harry mund të quhet dhe vetë veteran i luftës në Afganistan. Ai ka marrë pjesë atje si pilot i një skuadroni helikopterësh.

Media britanike ka vënë në dukje dallimin mes dy vëllezërve, trashëgimtarë të kurorës mbretërore, pasi princi William është parë si më seriozi nga dy vëllezërit. Divorcin e prindërve e më pas vdekjen e së jëmës ai e ka kaluar me mjaft dinjitet dhe me përkushtim ndaj detyrës së tij si mbret i ardhshëm.

XS
SM
MD
LG