Lidhje

SHBA nderon forcat e armatosura në Ditën e Veteranëve

  • Zëri Amerikës

SHBA nderon forcat e armatosura në Ditën e Veteranëve

SHBA nderon forcat e armatosura në Ditën e Veteranëve

Presidenti i Shteteve të Bashkura Barak Obama udhëheq vendin për të nderuar veterantë sot në festën kombëtare kushtuar atyre që kanë shërbyer në forcat e armatosura.

Në kuadër të Ditës së Veteranëve, Presidenti Obama ka në plan të marrë pjesë në ceremoninë për vendosjen e kurorave dhe do të mbajë fjalim në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në periferi të Uashingtonit. Më vonë ai do të shkojë në San Diego të Kalifornisë, ku do të mbajë fjalim në aeroplanmbajtësen e marinës USS Carl Vinson.

Dita e Veteranëve shënon marrëveshjen e armëpushimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 më 11 nëntor në orën 11. Në Evropë dhe gjetkë ajo kujtohet si dita e përfundimit të luftës.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti Obama bëri një proklamatë për të nderuar burrat dhe gratë që shërbejnë në forcat e armatosura amerikane. Në proklamatë thuhet se si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje veteranët i kanë shërbyer me kurajo dhe në mënyrë shëmbullore vendit dhe popullit. Ai tha se ata kanë bërë sakrificat sublime për të mbrojtur vendin e tyre të dashur.

XS
SM
MD
LG