Lidhje

SHBA: Në muajin mars janë hapur të paktën 200 mijë vende pune


Në Shtetet e Bashkuara, ekonomistët parashikojnë që të jenë shtuar të paktën edhe 200 mijë vende pune në muajin mars. Kjo do të mësohet nga raporti që publikohet sot nga Departamenti i Punës.

Parashikimi mesatar bën fjalë për 205 mijë vende pune të shtuara gjatë muajit të kaluar, ndërkohë që papunësia mbetet e pandryshuar në shifrat 8.3%. Nëse ky parashikim është i vërtetë, do të shënonte muajin e katërt rresht, kur janë shtuar të paktën 200 mijë vende pune, dhe do të ishte periudha më e qëndrueshme që nga viti 2000.

Ekonomia amerikane hapi 227 mijë vende pune në muajin shkurt. Të dhënat e fundit sugjerojnë se ekonomia e vendit po vazhdon të rimëkëmbet nga recesioni i vitit 2008.

Departamenti i Punës thotë se numri i njerëzve që kërkojnë ndihmën sociale si të papunë javën e kaluar ra në shifrën më të ulët në 4 vjet, ndërsa besimi i konsumatorëve tek ekonomia amerikane është në rritje.

XS
SM
MD
LG