Lidhje

SHBA: Ngadalësohen ritmet e punësimit

  • Zëri Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara, kërkesat për përfitimet e papunësisë për javën e kaluar mbetën të pandryshuara, një shenjë se procesi i punësimit në ekonominë më të madhe të botës mund të jetë ngadalësuar disi.

Departamenti i Punës tha sot se 388 mijë të papunë dorëzuan kërkesa të reja për të marrë përfitimet e papunësisë, një shifër kjo vetëm pak më e vogël se ajo e një jave më parë. Por qeveria njoftoi se punësimi mund të jetë ngadalësuar gjatë muajit mars dhe se kjo prirje mund të ketë vazhduar edhe gjatë prillit.

Rezerva Federale, siç njihet Banka Qendrore në Shtetet e Bashkuara, tha dje se ekonomia amerikane po rritet në mënyrë të moderuar dhe se ritmi i papunësisë gjatë muajit mars mund të bjerë nën 8 për qind deri fund të vitit dhe madje edhe më tepër deri në vitin 2014.

Rimëkëmbja ekonomike e Shteteve të Bashkuara nga recesioni i disa vjetëve më parë, më i rëndi në disa dekada, është karakterizuar nga përmirësime, por herë-pas-here edhe hapa prapa.

XS
SM
MD
LG