Lidhje

SHBA ngadalëson operacionet në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Komandanti i lartë amerikan në Afganistan thotë se përpjekjet për të siguruar provincën jugore të Kandaharit nga Talebani do të marrin më shumë kohë nga sa ç’ishte planifikuar.

Gjenerali Stanley McChrystal tha sot në Bruksel se operacionet ushtarake do të vazhdojnë më ngadalë për të siguruar mbështetjen lokale.

Zoti McChrystal tha se operacionet do të zgjasin disa muaj por është e rëndësishme që ato të kryen me sukses.

Qyteti i Kandaharit shërbente si selia e lëvizjes së Talebanit gjatë viteve të sundimit në Afganistan. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka paralajmëruar për më shumë dhunë ndërsa forcat amerikane avancojnë në provincë por shtoi se pret përparim.

18 trupa të Natos janë vrarë nga sulmet e militantëve që nga e hëna.

Ndërkohë zyrtarët afganë po fajësojnë një autor sulmesh vetvrasëse për vrasjen e të paktën 40 personave dhe plagosjen e më shumë se 70 të tjerëve në një dasëm në distriktin Argandab të Kandaharit dje në mbrëmje.

XS
SM
MD
LG