Lidhje

G20, thirrje SHBA të zgjidhin ngërçin politik


Drejtuesit e ekonomive kryesore të botës po u bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të zgjidhin pa vonesë ngërçin për buxhetin dhe të rrisin tavanin e borxhit.

Ministrat e financave të G20, të mbledhur në Uashington, thanë dje se Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe e botës, “duhet të marrin masa urgjente në përgjigje të paqartësive fiskale afat-shkurtra”.

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, tha se ballafaqimi mes Presidentit Barak Obama dhe kundërshtarëve të tij republikanë në Kongres ndikon tek vende të tjera. Ai tha se Rusia shpreson që kriza të zgjidhet sa më parë që të jetë e mundur.

Zoti Obama u takua përsëri me udhëheqësit republikanë në Kongres, në përpjekje për të gjetur mënyrën për të rihapur qeverinë federale që ka pezulluar nga puna qindra mijëra punonjës federalë dhe programe. Presidenti kërkon gjithashtu rritjen e nivelit tavan të borxhit. Shtetet e Bashkuara thonë se do të kenë fonde të kufizuara për të paguar detyrimet brenda të enjtes së ardhshme.

Presidenti demokrat dhe kundërshtarët e tij republikanë kanë shkëmbyer variante të ndryshme për të kapërcyer situatën, por pa arritur sukses.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG