Lidhje

SHBA: Ngrihen akuza për zjarrvënie ndaj një shtetasi gjerman


SHBA: Ngrihen akuza për zjarrvënie ndaj një shtetasi gjerman
SHBA: Ngrihen akuza për zjarrvënie ndaj një shtetasi gjerman

Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet kanë ngritur akuza për vënie zjarri ndaj një shtetasi gjerman, lidhur me disa incidente zjarrvënieje në qytetin e Los Anxhelosit gjatë fundjavës së Vitit të Ri.

Harry Burkhart doli para gjykatës, ku herë pas here dukej i çorjentuar. Ai akuzohet se gjatë 4 ditëve ka vënë më tepër se 50 zjarre në pika të ndryshme të qytetit të Los Anxhelosit, duke shkaktuar dëme me vlerën e 3 milionë dollarëve.

Gjykatësi e urdhëroi atë të qëndrojë në burg dhe të dorëzojë pashaportën. 24-vjeçari Burkhart del përsëri para gjyqit më 24 janar.

XS
SM
MD
LG