Lidhje

SHBA: Një juri federale shpall fajtor Adis Medunjanin


Një juri federale ka shpallur fajtor një person të lindur në Bosnje, për përjekje për të vendosur bombë në metronë e Nju Jorkut në vitin 2009 për al-Kaidën.

Adis Medunjanini përballet me burgim të përjetshëm, kur ai të dalë në gjyq më 7 shtator.

Juria e gjeti atë fajtor për nëntë akte terroriste, duke përfshirë komplot për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan dhe lidhje me al-Kaidën.

Avokatët e Medunjaninit thanë përpara gjykatës se ai u tërhoq nga komploti për të vendosur bomba në sistemin e metrosë më të populluar në vend.

Ata pranojnë se ai udhëtoi për në Pakistan për t'u bashkuar me talebanët, por thanë se ai nuk kishte asnjë qëllim për të shkaktuar vdekje dhe shkatërrim në Nju Jork.

Por prokurorët federalë argumentuan se Medunjanini dhe dy të pandehur të tjerë u trajnuan në një kamp të al-Kaidës, ku u kërkohej të kryenin një sulm vetvrasës me bombë në Shtetet e Bashkuara.

Ndër objektivat e tjerë të tyre përfshiheshin Bursa e New Yorkut, Stacioni Qendrore dhe sheshi i njohur me emrin Times Square.

Të dy të pandehurit e tjerë pranuar akuzat dhe tashmë po bashkëpunojnë me qeverinë në pritje të dhënies së dënimit.

XS
SM
MD
LG