Lidhje

SHBA: Një fillim i mbarë i sezonit të shitjeve me rastin e festave


SHBA: Një fillim i mbarë i sezonit të shitjeve me rastin e festave
SHBA: Një fillim i mbarë i sezonit të shitjeve me rastin e festave

Një fillim i mbarë i sezonit të shitjeve me rastin e festave në Shtetet e Bashkuara po shton besimin e bizneseve se 2011 mund të jetë një vit më i mirë për ekonominë. Biznesi ka ecur mirë në qendrat tregëtare në mbarë vendin dhe shumë prej tyre kanë raportuar muajin më të mirë të shitjeve në dy vjet. Por tani që kanë mbetur vetëm pak ditë nga Viti i Ri, optimizmi si i shitësve ashtu edhe i konsumatorëve po zbehet nga realiteti se shumë amerikanë janë ende duke kërkuar punë.

Shifrat e reja tregojnë se shpenzimet e konsumatorëve u rritën ndjeshëm që nga nëntori. Kompania Mastercard që ndjek prirjet e shitjeve thotë se shitjet e veshjeve u rritën gati 10 përqind, ndërsa ato në internet 13 përqind. Edhe sendet e çmuara si bizhuteritë u rritën në krahasim me vitin e kaluar. Konsumatorët thonë se po shpenzojnë më shumë pasi ndjehen më mirë rreth ekonomisë amerikane.

"Mendoj se gjërat kanë ardhur përsëri në drejtimin e duhur. Sigurisht që nuk ishte një kthim i shpejtë por vërtet besoj se ekonomia po ecën dhe kjo është mirë për ne", thotë kjo blerëse.

Por për miniona amerikanë të papunë – gjërat kanë ndryshuar shumë pak.

Kelly Watson filloi të ndjehej më mirë për ekonominë derisa u pushua nga puna javën e kaluar pasi kompania po zvogëlohet.

"Mendoja se nuk do të kishte më surpriza të tilla. Shpresoj që viti i ardhshëm të jetë më pozitiv
."

Megjithëse niveli i lartë i papunësisë mbetet shqetësim i madh, në qendrën komerciale në Pentagon City, drejtori i marketingut Todd Jerscheid thotë se konsumatorët po shpenzojnë më lirshëm, me shitjet që po rriten me një ritëm më të shpejtë në katër vjet.

"Mendoj se ka ende sfida me ekonominë por në përgjithësi mendoj se po shohim një farë ndryshimi në sjelljen e konsumatorëve. Njerëzit janë më të prirur për të shpenzuar këtë sezon festash krahasuar me një vit më parë. Mendoj se ekonomia po e merr veten dhe njerëzit janë më të relaksuar këtë sezon festash sesa më parë."

Zoti Jerscheid thotë se është shumë shpejt të thuhet nëse shitjet e mëdha do të përkthehen në më shumë vende pune por ai është optimist. Shpenzimet e konsumatorëve janë motori i ekonomisë amerikane. Sezoni i festave është veçanërisht i rëndësishëm për shitësit pasi realizojnë 40 përqind të të ardhurave të tyre vjetore.

XS
SM
MD
LG