Lidhje

SHBA: Një kamp i vaçantë veror për fëmijët


SHBA: Një kamp i vaçantë veror për fëmijët
SHBA: Një kamp i vaçantë veror për fëmijët

Fëmijëve të shkollës u mësohet realiteti i ashpër i ndihmës së parë mjeksore në një kamp të vaçantë në Shtetet e Bashkuara. Skenarët e emergjencës mbulojnë çdo gjë, nga mësimi si të ndihmohet vetë pacienti deri në teknikat e shpëtimit të jetës.

Në sallën e emergjencës të gjithë përqëndrohen të shpëtojnë jetën e një gruaje, e cila ka pësuar goditje në zemër. Brenda disa sekondash, mjekët, infermjerët dhe gjithë personeli tjetër mjeksor kanë filluar punën dhe secili ka një rol më se të qartë.

Por vendin e pacientit të vërtetë e kishte zëvendësuar një kukull model që përdoret për të trajnuar stafin mjeksor. Aspekti më i rëndësishëm është se të gjithë mjekët dhe infermjerët janë nën moshën 15 vjeçare. Më i vogli është 12 vjeç.

Ky skenar nuk është lojë për të qënë mjek ose infermjer. Kjo praktikë përdoret nga personeli i vërtetë mjeksor në këtë spital të Virxhinias për të përmirësuar aftësitë e tyre në raste aksidentesh dhe emergjencash.

Ajo është gjithashtu pjesë e një kampi të vaçantë veror për të inkurajuar të rinjtë që të studjojnë në fusha, të cilat çojnë në profesionin e mjeksisë dhe të shkencave.

Mësimi i tyre i parë është i vështirë. Ata mësojnë se megjithë përpjekjet e tyre, paciantja, një grua 45 vjeçare ka vdekur dhe me ngurim ata ndalojnë përpjekjet për ta sjellë përsëri në jetë.

Por nuk mbaron me kaq. Ashtu si mjekët dhe infermjerët e vërtetë, të rinjtë mësojnë se një pacient tjetër është në pritje.

Kjo ëshë atmosfera në spitalin Fakir, njëri prej 26 spitaleve në shtetin e Virxhinias, të cilët po hapin dyert për kampe verore për mjekë dhe infermjerë. Gati 800 fëmijë pritet të shkojnë në kampe të tilla vetëm në këtë shtet.

Virxhinia në veçanti po përpiqet të tërheqë nxënës të klasës së gjashtë dhe të shtatë në mënyrë që ata të marrin kurse të mjaftueshme për të pasur më shumë mundësi për programet konkuese të trajnimit në universitet.

Synimi është që t’u tregohet të rinjve se sa e gjërë është kariera në fushën e shëndetësisë emergjente. Dhe karierat janë të shumta, nga infermieria, në anastezi, farmaci ose fizioterapi.

Kjo mund të jetë pëvoja e tyre e parë për shpëtimin e një organi. Për shembull që të mësosh se si funksionon syri do të thotë që ta hapësh një sy dhe ta shikosh në hollësi. Dhe nëse dëshiron të bëhesh kirurg, është më mire të mësosh sa më shumë dhe sa më pare rreth këtij profesioni.

Kjo klasë drejtohet nga Fondacioni i Syrit i Universitetit Old Dominion dhe përdor sy njerzish të dhuruar për arsimin. Fondacioni beson se kjo është mënyra më e mire për të demonstruar rëndësinë e dhurimit të organeve dhe të indeve.

Nuk është e lehtë për spitale me shumë pacientë që të sigurojnë hapësirën dhe personelin e nevojshëm për t’u ofruar të rinjve këtë përvojë në fushën e mjeksisë. Por pikërisht kjo bëhet këtu, nga praktika bazë e matjes së presionit të gjakut dhe shikimi i mostrave në mikroskop deri tek analizimi në hollësi i syve të dhuruar.

Kursi duket se ishte i sukseshëm. Ai varet tek një grant prej 15 mijë dollarësh si dhe tek puna vullnetare e stafit dhe e dhuruesve. Vetë fëmijët paguajnë 50 dollarë.

XS
SM
MD
LG