Lidhje

SHBA: Një kompani nga Kalifornia paraqet aeroplanin e ri spiun

  • Mike O’Sullivan

SHBA: Një kompani nga Kalifornia paraqet aeroplanin e ri spiun

SHBA: Një kompani nga Kalifornia paraqet aeroplanin e ri spiun

U deshën disa vjet për ndërtimin e të ashtuquajturit nano-kolibër që është një version me i vogël dhe më i manovrueshëm i aeroplanëve të telekomanduar të cilët tani përdoren nga ushtria amerikane në Irak dhe Afganistan.

Kompania AeroVironment i prodhon dhe teston aeroplanët e telekomanduar në periferi të Los Anxhelosit.

Aeroplanët e telekomanduar u mundësojnë vëzhguesve të identifikojnë objekte dhe të përcjellin lëvizjen e njerëzve në tokë.

Aeroplani pa pilot që i ngjan kolibrit është i pajisur me një kamer dhe një transmetues. Ai drejtohet me telekomandë dhe fluturon duke i lëvizur krahët, thotë menaxheri e projektit Mathew Keennon.

“Tani po përpiqemi ta kontrollojmë për të mundësuar fluturimin përpara dhe mbrapa, rrotullimin në ajër, si dhe fluturimet anash. Gjithë kjo mund të bëhet duke ndryshuar lakimin, formën dhe aspekte të ndryshme të lëvizjes së krahëve me shpejtësi të lartë.” - thotë ai

Aeroplani i vogël pa pilot është ende eksperimental dhe ka kaluar disa faza të zhvillimit.

Kërkesa dhe fondet për këtë projekt kanë ardhur nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes për Studimin e Projekteve të Avancuara, e cila ka kërkuar një makinë flutarake që mund të imitojë diçka nga natyra.

Menaxheri i projektit Mathew Keennon thotë se projekti ishte një sfidë e madhe dhe interesante.

Ndërkohë që kjo kompani po ndërton aeroplanin më të vogël pa pilot, ajo është duke testuar edhe aeroplanin më të madh të këtij lloji.

Avioni gjigant pa pilot i quajtur Global Observer mund të kalojë mbi stratosferë, thotë Steven Gitlin, i cili shton:

“Ai mund të fluturojë deri në 7 ditë me radhë në një lartësi të madhe dhe ka kapacitet bartës që mund të ndihmojë një njeri të shohë atë që dëshiron ose të komunikojë të dhëna mes stacioneve të ndryshme.”

Zëdhënësi i kompanisë AeroVironment thotë se aeroplanët pa pilot përdoren edhe nga civilët për sigurinë e publikut dhe misionet e kërkim shpëtimit. Aeroplani i ri pa pilot nano-kolibër mund të shkojë në vende ku aeroplanët e mëdhenj nuk mund të shkojnë.

XS
SM
MD
LG