Lidhje

SHBA: Një valë e fuqishme të nxehti ka goditur zonat qendrore dhe jugore

  • Zëri Amerikës

SHBA: Një valë e fuqishme të nxehti ka goditur zonat qendrore dhe jugore

SHBA: Një valë e fuqishme të nxehti ka goditur zonat qendrore dhe jugore

Një valë e fuqishme të nxehti ka goditur zonat qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara për ditë tëra. Vala e të nxehtit është zhvendosur drejt lindjes, duke sjellë temperatura të larta deri në 38 gradë celsius në brezin mes Çikagos dhe Uashingtonit.

Shërbimi Kombëtarë i Motit tha sot se paralajmërimet, vrojtimet dhe këshillat në lidhje me të nxehtin e madh, janë në fuqi për zonën qendrore e jugore të Shteteve të Bashkuara.

Media ka njoftuar se rreth 20 njerëz kanë vdekur nga i nxehti.

Temperatura rekord priten në lindje të Shteteve të Bashkuara të premten e të shtunën dhe meteorologët thonë se i nxehti mund të zgjasë deri në muajin gusht.

Specialistët e motit thonë se i nxehti i pazakontë është shkaktuar nga efekti i quajtur “Kubeja e nxehtë” në të cilin sistemi i presionit të lartë atmosferik shtyn poshtë, ajrin e nxehtë e të lagësht.

XS
SM
MD
LG