Lidhje

SHBA: Një valë të nxehti përfshin rajonet lindore, përmbytje në rajone të tjera


SHBA: Një valë të nxehti përfshin rajonet lindore, përmbytje në rajone të tjera
SHBA: Një valë të nxehti përfshin rajonet lindore, përmbytje në rajone të tjera

Një valë e madhe të nxehti ka përfshirë disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Në zonën e Uashingtonit, meteorologët paralajmëruan se kushtet e motit janë bërë të rrezikshme për të qëndruar jashtë ndërkohë që temperaturat kanë arritur deri në 38 gradë celsius. Më në jug, në Richmond të shtetit Virginia, u regjistruan temperatura deri në 40 gradë.

Edhe në shtete të tjeta përgjatë brigjeve lidore të vendit u regjistruan temperatura të larta.

Në rajone të tjera ka patur shira të rrëmbyer. Në Çikago të shtetit Ilinoi, zyrtarët thanë se të shtunën paradite ra më tepër se 18 centimetra shi, i cili shkaktoi vërshime dhe probleme transporti.

Në shtetin Uiskonsin, guvernatori Xhim Dojll shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Miluoki, ku stuhitë e mëdha të shiut dhe përmbytjet detyruan shumë njerëz që të largohen nga shtëpitë, dëmtuan objekte të infrastrukturës dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike.

Edhe zyrtarët në shtetin Ajova njoftuan se vërshimet shkaktuan çarjen e një dige në pjesën lindore të këtij shteti dhe paralajmëruan se disa zona të banuara mund të përmbyten. Guvernatori i Ajovës, Çet Kalvër ka mobilizuar Gardën Kombëtare dhe banorët në afërsi të digës janë evakuuar.

XS
SM
MD
LG