Lidhje

Bill de Blasio, Kryetari i ri i Bashkisë së Nju Jorkut

  • Adam Phillips

Të martën, njujorkezët votuan me shumicë dërmuese për zgjedhjen e liberalit Bill de Blasio-s, në krye të Bashkisë së qytetit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Adam Phillips, intervistoi disa votues për të shprehur pikëpamjet e tyre për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë, i cili do të jetë demokrati i parë në 20 vjet që mban këtë post.

Në atë që shumë anlistë thonë se ishte një kundërshtim për stilin dhe politikën konservatore të kryetarit të deritanishëm, Michael Bloomberg, 70 përqind e votuesve të Nju Jorkut, zgjodhën Bill de Blasio-n të udhëheqë qytetin për katër vjetët e ardhshëm.

Alec, 30 vjeçar nga Manhatani, mbështeti Blasio-n, por është i pasigurt se do të bëhen ndryshime reale.

"Jam shumë i kënaqur që më në fund ne do të kemi një person që nuk do të jetë mbështetës i fortë i korporatave. Por dyshoj që ai do të jetë shumë i ndryshëm, sepse ai nuk ka shumë pushtet në raport me këshillin e qytetit, ne ndërtuesit, e kështu me radhë. Por jam i kënaqur që ne kemi në person progresist. Ai duket shumë i mirë”.

Përkrahësja e De Blasio-s, Celia Reiss i pëlqente disa nga politikat e Bloomberg-ut, por jo stilin e tij diktatorial, siç shpreht ajo.

“Por mendoj se De Blasio do të jetë i mirë për shumicën në Nju Jork, me shpresën se do të jetë i mirë për pakicat dhe do të ndihmojë në ngritjen e rrogës minimale. Mendoj se ai do të bëjë më shumë për shtresat e ulta dhe të mesme të popullatës që kanë nevojë për ndihmë. Jam entuziaste”.

Si libral, “Gene” i pëlqen politikat e De Blasio-s, por si pronar bari, ai nuk është i sigurt se çfarë do të sjellë zgjedhja e De Blasio-s për biznesin e tij të vogël.

“Me një krytar bashkie liberal, është vështirë të bësh parashikime në këtë lloj biznesi, nëse ai do të ushtrojë më shumë kontroll apo më pak. Prandaj është një periudhë nervoziteti në dy muajt e ardhshëm, deri sa të mësojmë se çfarë realisht do të bëjë ai”.

Gjatë fushatës së tij elektorale, Bill De Blasio foli shpesh për Nju Jorkun si qytet i ndarë. Ai krahasoi elitën shumë të vogël, por tejet të pasur ndërkombëtare, të përqendruar pothuajse e gjitha në Manhatan, me pjesën tjetër, duke përfshirë edhe pakicat etnike dhe racore të qytetit. Shumica e banorëve jetojnë në katër lagjet më pak famoze të Nju Jorkut dhe shumë prej tyre, siç thotë ai, e përballojnë me vështirësi jetesën.

Kështu thotë edhe banori i Manhatanit, Chris Lund.

“Ai nuk mund të bëjë gjithçka që dëshiron, por mendoj se drejtimi që ai do që të marrë qytetit është i novojshëm në këtë moment. Shpëtimi i shtresës së mesme dhe të ulët që janë neglizhuar si dhe lagjet e tjera të qytetit, përveç Manhatanit, që janë neglizhuar”.

Zoti Lund mendon se kalimi i De Blasio-s nga mbrojtës i publikut, në postin e kryetarit të bashkisë, mund të jetë një hap drejt ngritjes së tij në një post kombëtar.

“Po dëgjoja fjalimin e De Blasio-s dhe mendoj se kishte formën e një fjalimi të pranimit të detyrës që i bënte jehonë fjalimit të Robert Kennedy-t. Ai i kushtoi vemendje një numri më të madh amerikanësh. Mendoj se kur popullata urbane e këtij vendi do ta dëgjojë atë, ata do të përgjigjen si njujorkezët”.

Bill De Blasio do të bëjë betimin si kryetari i 109-të i bashkisë së Nju Jorkut më 1 janar 2014.
XS
SM
MD
LG